TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 22:17

Incident në Metalurgjikun e Elbasanit, plagoset vëllai i ish-ministres Kushi

Shkruar nga Pamfleti

Incident në Metalurgjikun e Elbasanit, plagoset vëllai i ish-ministres

Një incident ka ndodhur sot në një nga uzinat e Kurum International në ish kombinatin Metalugjik të Elbasanit.

Gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë. Për pasojë inxhinierin Mikel Caku, i cili është edhe vëllai i ish-ministres së Arsimit dhe njëherazi deputetes socialiste Evis Kushi ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas për një trajtim më të specializuar në një spital privat pasi një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e ka dëmtuar në këmbë.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

Elbasan/Më datë 08.01.2024, në spitalin e Elbasanit, ka shkuar për asistencë mjekësore shtetasi M. C., 58 vjeç banues në Elbasan. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Lini një Përgjigje