TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 20:36

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek 41-vjeçarja shqiptare natën e Vitit të Ri, provat që fundosën autorin

Shkruar nga Pamfleti
Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek
Shqiptarja dhe partneri i saj

41-vjeçarja është vrarë nga partneri i saj në shtëpinë e tij në Selanik...

Detaje tronditëse kanë dalë sot në dritë nga zhdukja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik. Ajo është masakruar nga bashkëshorti i saj grek, teksa mediat greke kanë nxjerrë detaje të rënda.

Sipas mediave, një mik i partnerit të saj, ka rrëfyer në polici se së bashku kanë vrarë nënën 41-vjeçare të një fëmije 13-vjeçar, e cila ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë.

41-vjeçarja ishte zhdukur nga shtëpia e partnerit të saj ditën e ndërrimit të viteve, në Kalamaria. Siç pretendoi partneri i saj, ajo i dërgoi një mesazh para se të zhdukej duke thënë: “Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari... E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua... të dua”.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Partneri i saj e lexoi mesazhin një orë më vonë, ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ai u përgjigj, por mesazhi i tij nuk u lexua kurrë. Pas hetimeve, rezultoi se pikërisht partneri dyshohet se kishte organizuar vrasjen dhe ka ekzekutuar gruan shtatzënë. Bëhet fjalë për një shumë prej afro 5 mijë euro.

Mirëpo, policia dyshoi se mesazhi nuk i ngjante mënyrës së shkrimit të gruas, ndërsa siç u raportua, ajo nuk do të bënte kurrë lëvizje për të marrë paratë dhe për t'u zhdukur.

Në qendër të hetimeve të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës ka qenë që në momentin e parë partneri i saj, i cili sipas informacioneve ka qenë me precedent penal. Motra e tij kishte raportuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte rrahur pesë herë.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Në të njëjtën kohë, siç u bë e ditur paraditen e së hënës, policia nuk e ka lejuar të udhëtojë drejt Athinës për të marrë pjesë në një panel lajmesh.  Siç ka pohuar ai, policia i ka sekuestruar celularin, pasi mendon se mund të gjenden informacione të vlefshme për hetimin.

Më herët, partneri i 41-vjeçares në prononcimet e tij për STAR ka pohuar se nuk i intereson se kush e quan vrasës: “Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do tu kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, tha ai dhe kërcënoi me padi: “Do të bëj padi aty ku duhet dhe në çdo drejtim”.

Ngjarja

Trupi i saj u gjet në një sënduk në një zonë të pyllëzuar midis Triglias dhe Galatistas, në Halkidiki. Një mjek ligjor është thirrur në vendngjarje për autopsi. Për këtë rast janë arrestuar partneri i saj 39-vjeçar dhe një nga shokët e tij dhe po merren në pyetje nga punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës. Sipas informacioneve, 41-vjeçarja është vrarë nga partneri i saj në shtëpinë e tij në Selanik. Të dyshuarit kanë thënë përpara policisë se gruaja fatkeqe është vrarë nga partneri i saj dhe se pikërisht partneri i ka kërkuar shokut që ta ndihmojë për të hequr qafe trupin.

Të dy të dyshuarit, partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij ndodhen në paraburgim në Komisariatin e Policisë së Selanikut. Njësia e Shënjimit po kontrollon tërësisht makinën e shokut të tij, me të cilën dy personat dyshohet se kanë transportuar trupin, ndërsa Njësia e Krimeve Kundër Jetës po shkon në Nea Triglia, në vendin e treguar nga shoku i partnerit, ku kanë hedhur trupin. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Detajet e plota të ngjarjes/ Si u masakrua nga bashkëshorti grek

Lini një Përgjigje