TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 18:26

Ekzekutimi i 22-vjeçarit në Vlorë, qitja me snajper dyshohet se u bë nga sedilja e pasme e ‘BMW’-së

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i 22-vjeçarit në Vlorë, qitja me snajper dyshohet se

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 22 vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u vra me snajper mbrëmjen e djeshme në lagjen "Hajro Çakërri" të Vlorës.

Bëhet me dije se ka dyshime që qitja me snajper është bërë nga automjeti tip "BMW" që më pas u gjet i djegur në dalje të qytetit. Gjatë kontrolleve, në makinë është gjetur edhe vendi ku ishte fshehur arma tip 'snajper', por ende nuk ka asnjë gjurmë sa i takon autorëve të dyshuar.

Gjithashtu, mësohet se automjeti ishte parkuar 35 metra përballë pallatit ku jetonte 22-vjeçari Gëzim Sinomati.

Autori u ndihmua nga persona për t’u larguar nga vendngjarja.

Mjeti ishte i vjedhur dhe  me targa të dubluara.

I riu kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë, momentin kur u qëllua me një plumb në kokë. 

Lini një Përgjigje