Publikohet fotoja e 22-vjeçarit Gëzim Sinomataj, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Vlorës.
I riu kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”, kur u qëllua me një plumb në kokë. Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë.
2 orë pas ngjarjes, policia gjeti të djegur makinën që dyshohet se është përdorur gjatë krimit, identiteti i të cilëve nuk është zbardhur ende.
Gjatë ditës së sotme, policia shoqëroi të paktën 10 persona, kryesisht të afërm të 22-vjeçarit të cilët dhanë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen. Teksa nuk dihen shkaqet e këtij atentati, një prej pistave kryesore të ngjarjes është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte djali i Sokol Sinomataj, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.
Lini një Përgjigje