Xhemal Loka është lënë në burg nga gjykata e Durrësit, i akuzuar se shtyu gruan e tij Bedrie Loka, drejt vetëvrasjes.
Në gjykatë ai ka mohuar akuzat, ndërsa ka rikujtuar edhe fjalët e fundit të gruas në spital.
“Unë kam dhembje më shumë se kushdo dhe se familjarët e saj. Kur kemi qenë në spital në Tiranë, gruaja është përmendur dhe ai e ka pyetur se përse e bëre këtë ? Më tha që kam qenë shumë e mërzitur.”– ka deklaruar ai.
Në sallën e gjyqit, Loka,ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur mes tij dhe gruas me datën 1 janar.
Sa i takon armës së gjetur në banesën e tij, ai ka deklaruar se nuk posedon armë dhe se nuk ka dijeni sesi është gjendur një armë në shtëpinë e tij.
‘Më ka kërkuar të qëndroj e të mos largohem pa nisur djalin për Itali, sepse nuk e përballoj dot se duheshin disa dokumente.
I kam thënë se do të qëndroj deri me datë 10 janar. Por ti bëj ç’të duash, por ama kur të dalësh të kesh me vete një fëmijë.
Nuk kam pasur kurrë armë në shtëpi. Kurrë nuk kam përdorur armë. Nuk di se çfarë don ajo armë në shtëpinë time.’- ka deklaruar ai.
Lini një Përgjigje