TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 12:42

Vetëvrasja e 41 vjeçares, vjehrra: Bedrija fjeti mbi lekët e djalit tim, Xhemali i fali humbjen e 40 mijë eurove

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e 41 vjeçares, vjehrra: Bedrija fjeti mbi lekët e

Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41 vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë.

Vjehrra mbrojti djalin duke thënë se ky i fundit ia kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë

“Faqen e hapi kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë. Xhemali, ia fali edhe letkët ia fali. Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim", tha nëna e Xhemal Lokës.

Gjithashtu edhe vëllai i Xhemal Lokut ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. Ai gjithashtu akuzoi vëllezërit e Bedries se kanë kërcënuar fëmijët e çiftit që të deklarojnë se babai e dhunonte mamanë.

vetëvrasja e bedrie lokës xhemal loka bedrie loka

Lini një Përgjigje