TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2024, 13:13

Mbante kanabis sativa në formë çokollate në konvikt për ta shitur, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Mbante kanabis sativa në formë çokollate në konvikt

Një adoleshente 17-vjeçare është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi mbante kanabis sativa brenda në konvikt.

Nxënësja mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.Policia thotë se veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

arrestohet adoleshentja në gjirokastër

Lini një Përgjigje