TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 11:27

I grabitën paratë 70-vjeçarit, arrestohen 3 adoleshentë në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

I grabitën paratë 70-vjeçarit, arrestohen 3 adoleshentë

Tre adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me dhunë një 70-vjeçari një shumë parash në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë bërë të mundur identifikimin e tre autorëve të mitur, P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç.

Policia i ka arrestuar në befasi tre adoleshentët, teksa ata ecnin të vetëm nëpër rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

grabitje arrestohen adoleshentët

Lini një Përgjigje