
Ridel në skenë Ervis Martinaj. “Bosi” i lojërave të fatit ka disa muaj që është zhdukur, por ndaj tij është zhvilluar sot një seancë në Gjykatën e Lartë.
Bëhet fjalë për ankimin e vitit 2018 kur ai u arrestua për ngjarjen e bllokut ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj. Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës.
Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm.
Por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar sot rekursin e tij.
Lini një Përgjigje