TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2023, 14:03

Detaje nga masakra në Tiranë, zbulohet përse Dan Hutra dhunoi ish-bashkëjetuesen e tij në 2022-shin

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga masakra në Tiranë, zbulohet përse Dan Hutra dhunoi

Pas arrestimit të tij në 2022-in nën akuzën e dhunës ndaj bashkëjetueses së tij, Dan Hutra e mohoi një gjë të tillë. Por gjatë shqyrtimit të të dhënave rezulton se ai kishte deklaruar se rezultonte që gruaja e tij ishte shtatzënë 45 ditëshe, ndërkohë që kishte vetëm 28 ditë që ndante shtratin me të.

“Nga OPGJ është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Dan Hutra, i i cili ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë fizike apo psikologjike ndaj shtetases Elena Hysa. Sipas tij ata kanë 28 (njëzet e tetë) ditë që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave, ekos rezulton se fëmija është 45 (dyzet e pesë) ditësh. Kjo është arsyeja që ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e fëmijës pas disa analizave të tjera, për qartësimin e situatës”-thuhet në dosjen e publikuar.

Ditën e djeshme në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjece, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

masakra në tiranë dan hutra

Lini një Përgjigje