Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, Agron Xhafa që shkaktoi aksidentin me 10 makina në mes të Tiranës është lënë në ‘arrest shtëpie’.
Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes masive kishte humbur vetëdijen. Gjatë marrjes në pyetje ai tregoi se vuan nga sëmundje të diabetit dhe tensionit.
Urbani i linjës së Unazës fillimisht përplas një autoveturë. Pas goditjes, “Porsche’ përfundon në të djathtë duke goditur një pemë ndërsa makina në të majtë duke u përplasur me disa automjete të tjera.
Nga ky aksident zinxhir mbetën të plagosur 9 persona, të cilët më pas u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Shoferi i autobusit dhe drejtuesit e mjeteve të tjera të aksidentuara iu nënshtruan testit të alkoolit, nga ku rezultoi se nuk ishin në efektin e pijeve alkoolike.
Lini një Përgjigje