TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2023, 13:19

Dan Hutra tregon pse donte të vriste ish-të dashurën në Astir: I dhashë 80 mijë euro, por s’i kishte më!

Shkruar nga Pamfleti
Dan Hutra tregon pse donte të vriste ish-të dashurën në

Dan Hutra ka zbuluar arsye se përse donte të vriste Marjana Gurakuqin, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurore 15 vite më parë.

Në dëshminë e tij para autoriteteve, Hutra është shprehur se ka emigruar në Gjermani dhe kur është kthyer, i kishte dhënë Gurakuqit 80 mijë euro që t’i ruante.

Ai pretendon se kur u kthye sërish nga Gjermania, Gurakuqi ishte martuar dhe nuk i kishte më paratë. Hutra deklaroi se e ka goditur disa herë me thikë dhe më pas është larguar.

Në fillim shkova tek Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për çdo gjë. Më pas, kam ikur në Gjermani dhe u ktheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania, ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Pastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave, por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e tij.

dan hutra masakra në tiranë

Lini një Përgjigje