TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2023, 13:55

Krimi në Tiranë, flasin fqinjët e 40-vjeçarit: Familja e Dan Hutrës kërkuan azil sapo doli nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Tiranë, flasin fqinjët e 40-vjeçarit: Familja e

Këtë të enjte fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës, monstrës që vrau 3 gra pa ‘iu dridhur qerpiku’, kanë dhënë dëshmitë e tyre para mediave.

Familja Kërmaj, e cila i njeh si banorë të lagjes familjarët e Dan Hutrës, zbulon se marrëdhëniet e tyre me vrasësin serial nuk ishin të mira.

Fqinji pohon se në momentin që Dan Hutra ka dalë nga burgu, vëllai së bashku me mamanë, bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar dhe kanë kërkuar azil politik në Gjermani.

Sipas tyre marrëdhëniet e familjarëve me Dan Hutrën ishin prishur në momentin që ai përdhunoi një nga kunatat.

“Erdhën ndreqën shtëpinë, sa doli ky nga burgu ikën prapë. Se ishin në Gjermani, por aty i përzunë dhe erdhën këtu te shtëpitë lart. I kishte shtëpitë të rregullta, por kur i doli vëllai nga burgu, mori të ëmën, fëmijët dhe gruan dhe iku kërkoi strehim politik. Donte të shkëputej nga i vëllai.

Babai nuk u ka ardhur këtu. Në momentin që kanë ardhur në kodër Vaqarr, Riza Hutra nuk ka ardhur pasi e kanë vrarë në Kukës”, tha fqinji.

 

dan hutra familja azil

Lini një Përgjigje