TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2024, 18:49

Prej 6 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi do të transportohet drejt Athinës!

Shkruar nga Pamfleti

Prej 6 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi do të

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarisht nga katër persona më datë 29 maj në zonën e ish-bllokut, do të transportohet për mjekim të specializuar në Athinë.

Mëngjesi, vijon të jetë në gjendje kome prej 6 ditësh dhe transportimi i tij drejt Athinës, mësohet se është bërë me kërkesë të familjes së avokatit.

Gjithashtu mësohet se mëngjesin e sotëm, avokatit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve, ndërsa pritej edhe zgjimi gradual i tij.

Ndërkohë kujtojmë se të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij, Dritan Nano doli para gjykatës, por 58-vjeçari, mbajti qëndrim mohues. Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë.

Prokuroria e zbuti akuzën nga vrasje e funksionit publik, mbetur në tentativë në plagosje të rëndë me dashje dhe goditje e gjyqtarit, në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje