TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2024, 12:09

I shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, ndalohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova; pritet të ekstradohet në Belgjike

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, ndalohet në

Një 35-vjeçar nga Kosova është ndaluar në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai është dënuar nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë.

Ndalimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Belgjikës.

“Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.

I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje