
Zbardhet ngjarja në Himarë ku biznesmeni Nikollaq Bollano u gjet poshtë banesës së te tij i plagosur me plagë në kokë.
Policia ka dyshime se nën efektin e alkoolit, 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje