TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2024, 07:33

Tronditëse në Korçë/ Babai qëllon me thikë të birin, ndërhyri për të mbrojtur të ëmën

Shkruar nga Pamfleti

Tronditëse në Korçë/ Babai qëllon me thikë
 
Një shtetas është plagosur pas një konflikti në një familje në Korçë.

Sipas burimeve nga policia mësohet se i plagosur ka mbetur një i shtetas i gjinisë mashkull ndërsa dyshohet se mund ta ketë plagosur babai i tij.

I riu është jashtë rrezikut për jetën pasi është qëlluar në dorë me mjet prerës(thikë).

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës ndërsa menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat.

Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur teksa është konfliktuar me gruan e tij, ndërsa djali ka ndërhyrë në mes për të shuar konflktin. Mesa duket në këtë moment ai është plagosur nga thika që mbante në dorë i ati. 

Lini një Përgjigje