
Ky është 30-vjeçari, Klodian Kala, i cili humbi jetën pasditen e sotme, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte me gjenerator.
I riu humbi jetën ditën e sotme, pasi gjatë peshkimit me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
30-vjeçari i identifikuar si Klodian Kala po peshkonte në lumin e fshatit Sofraçan, kur pësoi kontaktin fatal me rrymën elektrike.
“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi Klodian Kala, rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje