TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2024, 17:13

Përfshihet nga flakët një banesë në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët një banesë në Berat

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 16:00 të ditës së sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Zjarri i rënë në një banesë private në këtë lagje është parë nga banorët përreth, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A.Merko.

Përfshihet nga flakët një banesë në Berat

flake banese berat

Lini një Përgjigje