
Ndërron jetë 63-vjeçari i cili më 30 Maj i vuri flakën vetes tek në Unazën e Madhe në afërsi të Farkës.
Tre ditë më parë, viktima me inicialet N.SH, tentoi të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë.
Ai ka ndërruar jetë në spital pasi fatkeqësisht nuk ka arritur dot t'u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 30.05.2024, ku në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e djeshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje