TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2024, 12:59

U aksidentua në vendin e punës, humb jetën minatori në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti

U aksidentua në vendin e punës, humb jetën minatori në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e Bulqizës, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme pasi është aksidentuar në vendin e punës.

Mësohet se 60-vjeçari Zini Murati u dërgua pa shenja jetë pas aksidentit në minierën e Bulqizës pasi u zu poshtë nga një masiv dheu.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shoqëruar personat përgjegjës dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Ky rast shënon viktimën e 15-të nga aksidentet në punë gjatë vitit 2024.

“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje