TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2024, 10:54

U kap me afro 50 mijë euro valutë të huaj në Kakavijë, procedohet penalisht 45-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

U kap me afro 50 mijë euro valutë të huaj në Kakavijë,

Një 45-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës me dy çantat të mbushura me para të padeklaruara.

Shtetasit me iniciale E. K., iu gjetën dhe sekuestruan 47.150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

45-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato në dalje të RSh-së. Ai mbante paratë brenda në një çantë dhe u kalua për kontroll në vijë të dytë në dalje të vendit.

“PKK Kakavije/Kontrolle intensive në hyrje/dalje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi.

Sekuestrohen 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

Procedohet penalisht 45-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje