TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2024, 19:23

U vetëmbyt në lumin Buna, policia jep detajet e para për 63-vjeçaren: Dyshohet se vuante nga depresioni

Shkruar nga Pamfleti

U vetëmbyt në lumin Buna, policia jep detajet e para për
Policia në Shkodër ka dhënë informacion të detajuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqendrën e veriut, ku një 63-vjeçare dyshohet se është vetëmbytur.

Policia sqaron se nuk janë konstatur shenja dhune në trupin e viktimës. Dyshohet se 63-vjeçarja, kohët fundit vuante nga depresioni.

“Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet. Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni. Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje