TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2024, 18:41

Tjetër tragjedi në Bunë, një grua i jep fund jetës duke u hedhur nga ura

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër tragjedi në Bunë, një grua i jep fund jetës duke
Ura e Bunës

Tjetër ngjarje e rëndë shënohet në Shkodër, pas asaj ku nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës duke u marrë jetën.

Mësohet se po nga e njëjta urë është hedhur një grua. Trupi i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës. Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se gruaja është vetëmbytur. Ajo u idetifikua si Shefike Osja, 63 vjeç. 

Ngjarja vjen pas asaj ku Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me 3 fëmijët e mitur. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi.

 

Lini një Përgjigje