
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se të arrestuarit janë Saimir Çopani, Bruno Çerma, Ervis Guma dhe Rigert Shani.
Katër persona janë arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi u kapën me doza kanabisi të cilat dyshohet se i kishin për t’i shitur.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se të arrestuarit janë Saimir Çopani, Bruno Çerma, Ervis Guma dhe Rigert Shani.
Gjatë kontrollit fizik në rrugën "Fabrika e Qelqit" ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Po ashtu blutë shprehen se 4 spaçatorët shisnin doza kanabisi në zonën e Kombinatit.
"Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
konstatuar në rrugën “Fabrika e Qelqit”, dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim."-njofton policia.
Lini një Përgjigje