TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2024, 19:11

U kapën me kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar dhe shoku i

Dy persona kanë rënë në prangat e autoriteve zvicerane pasi janë kapur me drogë.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia kantonale zviceriane kreu një hetimi të kryer në bashkëpunim me shërbimet kundër drogës.

Në lidhje me operacionin u vendos ne pranga një shqiptar i moshës 25 vjeç, banues në Shqipëri dhe një shtetas zviceran 37 vjeç me banim në zonën e Bellinzonës.

Shqiptari i dyshuar si i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm të tregtisë së drogës që synonte aktorët lokalë, u arrestua në Giubiasco.

Ai është pritur në banesën e gruas, ku janë gjetur rreth 500 gramë kokainë. Hetimet e mëpasshme çuan në arrestimin e 37-vjeçarit. Krimet ndaj tyre janë shkelje e rëndë dhe shkelje e ligjit federal për narkotikët dhe shkelje e ligjit federal për të huajt dhe integrimin e tyre. Hetimet koordinohen nga prokurori publik Roberto Ruggeri.

kokaine shqiptar zvicer

Lini një Përgjigje