TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2024, 13:37

Inskenoi një konflikt me armë zjarri, arrestohet mashtruesi 30-vjeçar në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Inskenoi një konflikt me armë zjarri, arrestohet mashtruesi

Një 30-vjeçar, i dënuar për mashtrim, u arrestua në flagrancë këtë të premte në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Romarjo Alliaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në 18 dhjetor të vitit të kaluar, e ka dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.

Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”.

 

Lini një Përgjigje