TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2024, 12:56

I dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kultivim droge, arrestohet 'i forti' i Laçit me tre mbiemra

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kultivim

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar këtë të premte në Laç.

Në pranga rënë shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të lëndëve narkotike.

'I dënuar me burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe ndalohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

Shtetasi Bledar Baboçi, alias Bledar Noka, alias Bledar Trokthi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.', njofton policia.

bledar baboçi

Lini një Përgjigje