TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2024, 11:35

Trafikonte drogë dhe armë në gjithë botën si grek, arrestohet në Belgjikë i shumëkërkuari Ilir Pere

Shkruar nga Pamfleti
Trafikonte drogë dhe armë në gjithë botën si grek,
Ilir Pere

I shumëkërkuari shqiptar që hiqej si grek Ilir Pere, 48 vjeç është arrestuar në Belgjikë.

Pere i lindur në Gramsh kishte marrë identitetin e një personi nga Peloponezi i Greqisë, atë të Nikolaos Liarakos.

Me këtë identitet bridhte botën për të trafikuar drogë e për të shitur armë.

Hetuesit italianë e gjetën në Belgjikë falë një punë të mbështetur kryesisht në inteligjencën policore dhe Pere aktualisht ndodhet i arrestuar në Liezh.

Prokurori i Catanzaro-s në Itali, Vincenzo Capomolla, së bashku me Giancarlo Novelli dhe prokurorin e Antimafias Stefania Paparazzo, shkuan për ta marrë në pyetje në zemër të kontinentit të vjetër.

Ilir Pere duhet të vuajë një dënim përfundimtar në Itali, prej 28 vitesh burg dhe rezulton nën hetim nga prokuroria e Catanzaro në operacionin e koduar “Gentleman 2” që rindërton prapaskenat e narkotrafikut të vënë në jetë mes Sibaritide (provincë e Cosenza-s) dhe Gjermanisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i shumëkërkuari shqiptar për hetuesit italianë ka pranuar se është Ilir Pere dhe jo Nikolaos Liarakos.

Ai pranuar po ashtu se ka përdorur për një kohë të gjatë telefonat e enkriptuar dhe platformën “Sky ECC” për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij në Itali, por duke mohuar se ka pasur një rol domethënës në botën e narkotrafikut.

Pere pretendonte se kishte blerë armë të fuqishme, por vetëm sepse kishte ndërmend të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij që dyshohet se ishte vrarë dhe djegur nga shqiptarë të tjerë.

Sa i përket telefonave celularë të koduar, ai shpjegoi se ishte e mundur të bliheshin nga furnizuesit turq dhe pakistanezë, por vetëm nëse rekomandoheshin nga njerëzit e duhur. Ai donte të fliste me prokurorët tanë vendas në italisht dhe jo në shqip, duke hequr dorë nga nevoja për një përkthyes.

ilir pere

Lini një Përgjigje