TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2024, 11:01

Dhunoi xhaxhanë, kapet me municione e granata 20-vjeçari në Mat

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi xhaxhanë, kapet me municione e granata 20-vjeçari në Mat

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi xhaxhain e tij 58-vjeçar në Mat. Pas kontrollit të policisë në banesën e tij, iu gjetën municione luftarake dhe granata.

"Për motive të dobëta, dhunoi xhaxhain e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit.

Në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje