TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2024, 17:40

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Maliq

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të premte në Maliq, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se 45-vjeçari Leonard Ymeri nga fshati Goskovë ka qënë duke punuar në çatinë e një shtëpie, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ai është nisur drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

 

 

energji elekt 45-vjecari maliq

Lini një Përgjigje