
Nuk kanë fund aksidentet në vendin e punës. Një 62-vjecar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi rreth 3-4 metra teksa punonte në një kantier ndërtimi.
Mësohet se 62-vjeçari, Servet Ziflaj, u paraqit ditën e djeshme në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa sot është nisur me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka rënë punëtori i ndërtimit nga lartësia.
Bëhet me dije se fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por sot është përkeqësuar dhe ka rënë në gjendje kome. Mjekët dyshojnë për trauma të brendshme dhe dëmtim të disa organeve.
Ky është rasti i disatë i aksidenteve në punë së fundmi. Ndërkohë, policia po heton rastin dhe po monitoron kushtet e sigurisë në punë dhe mënyrën e zbatimit të tyre.
Lini një Përgjigje