TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2024, 12:20

Po tentonin të largoheshin me pasaporta false, arrestohen në Muriqan 3 turq

Shkruar nga Pamfleti

Po tentonin të largoheshin me pasaporta false, arrestohen në Muriqan 3

Tre shtetas turq janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi po tentonin të largoheshin nga vendi me pasaporta të shtetasve të tjerë.

Policia ka arrestuar 38-vjeçarin me inicialet R.Y, 36-vjeçarin me inicialet H.S  të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga një tjetër shtetas turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.

Ky i fundit u arrestua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasit R. Y dhe H. S. posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe  “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe shtetasi O. O., për veprën penale  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje