TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2024, 18:05

E rëndë në Bulqizë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë peshkimit, humb jetën 30-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Bulqizë/ Ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa po peshkonte.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë duke peshkuar me gjenerator, ndërsa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, 30-vjeçari i identifikuar me inicialet K.K. po peshkonte në lumin e fshatit Sofraçan.

"Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

bulqize rryme elektrike peshkim

Lini një Përgjigje