
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Mësohet se i riu humbi jetën pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën.
Sipas mediave italiane, viktima u identifikua si Alen Karaboja, me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica. Me të, në të njëjtën motoçikletë si pasagjer, ishte edhe një shok një vit më i vogël, me origjinë marokene, i plagosur dhe i transportuar në spitalin e Bergamos.
Sipas hetimeve të kryera nga policia rrugore, 17-vjeçari i cili ishte në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me murin.
Ai u transportua me urgjencë në gjendje shumë të rëndë në spitalin Civil në Brescia, ku nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.
Lini një Përgjigje