
Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pas disa orësh kërkime nga policia, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë një 34-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Farkë, ndërsa autori i identifikuar Blerim Balla është arrestuar për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
I plagosuri, i identifikuar Hariz Shushku ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje