TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2024, 10:19

Vdekja e minatorit 53-vjeçar në Bulqizë, policia: Shkak shkelja e rregullave të mbrojtjes, nën hetimet drejtuesit

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e minatorit 53-vjeçar në Bulqizë, policia: Shkak shkelja

Pas vdekjes së minatorit 53-vjeçar Zini Murati në Bulqizë, ka nisur procedimi penal për drejtuesin teknik të galerisë së kromit, për përgjegjësin teknik, të dy banues në Tiranë si dhe për brigadierin.

Nga hetimi ka rezultuar se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes, brenda galerisë është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur për vdekje 53-vjeçarin.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi Z.M., 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

 Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin Z.M.

Po nga ky Komisariat, janë kryer veprimet e para hetimore menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lumin e fshatit Sofraçan, ku gjatë peshkimit me gjenerator humbi jetën shtetasi K.K., ju bëjmë me dije se, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi K.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje