TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2024, 13:21

Goditi me thikë të birin, policia arreston 70-vjeçarin në Korçë: Ishte në gjendje të dehur!

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me thikë të birin, policia arreston 70-vjeçarin në

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë ku babai plagosi të birin. Bëhet me dije se 70-vjeçari është arrestuar.

Blutë njoftojnë se 70-vjeçari, në gjendje të dehur e për motive të dobëta, ka goditur në dorë, me thikë, djalin e tij 40 vjeç. Ky i fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Teksa 70-vjeçari ishte konfliktuar me gruan e tij, djali kishte ndërhyrë në mes për të shuar konfliktin, por i ati e qëlloi me thikë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në familje, ju informojmë se Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. P., 70 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë, në gjendje të dehur, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në dorë, me mjet prerës thikë, djalin e tij 40 vjeç, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje