TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2024, 18:14

Policia reagon për plagosjen në Tiranë, 47-vjeçari u qëllua nga fqinji i tij

Shkruar nga Pamfleti
Policia reagon për plagosjen në Tiranë, 47-vjeçari u
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka reaguar mbi plagosjen e pak minutave më parë në Tiranë. Sipas uniformave blu, dyshohet se kemi të bëjmë me një sherr mes fqinjëve.

Policia bën me dije se 47-vjeçari Xhevahir Kolaveir ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

 

Lini një Përgjigje