
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë zonës së 'Sofrës së Ariut' në Tiranë.
Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur shtetasi Xhavahir Kolaveri, ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarje dyshohet se është Amarildo Kuçi. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë po hetohet mbi arsyet e krimit, teksa paraprakisht dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një konflikt të momentit, pasi dy personat janë fqinj mes tyre.
“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.
Lini një Përgjigje