TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2024, 16:00

Operacioni i SPAK në Vlorë, zbulohet personazhi i njohur i botës së krimit që synonte të vriste Muharem Myftaraj

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK në Vlorë, zbulohet personazhi i njohur i botës

Një operacion i policisë së Shtetit dhe SPAK, zhvilluar sot në Vlorë, ka çuar në arrestimin e një personi dhe shpalljen e dy të tjerëve në kërkim.

Muharem Myftaraj, i cili kishte dhe tre mbiemra të tjerë, së bashku me dy personat e shpallur në kërkim, po organizonin një vrasje në Vlorë.

Personi nën shenjestrën e tyre ishte Ines Hajrulla.

30-vjeçari Ines Hajrulla, është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atentateve, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

Në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Më pas atij iu bë atentat me 10 Maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, 35 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar sot me akuzën për organizimin e një vrasjeje dhe grup të strukturuar kriminal.

 

spak ines hajrulla

Lini një Përgjigje