TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2024, 15:03

“I kemi shtëpitë afër”/ Zbardhet dosja e TikTok-ut, si Altin Çoku joshi të renë gjatë kohës që i pastronte banesën

Shkruar nga Pamfleti

“I kemi shtëpitë afër”/ Zbardhet dosja e TikTok-ut,

Zbardhet dosja e tragjedisë në Kamëz, ku nëna e re e cila krijoi një lidhje intime me personazhin e TikTok u vetëflijua për një foto nudo. Policia zbuloi se ishte Atlin Çoku ai që publikoi foton në rrjetet sociale ndërsa raporti mes tyre ka nisur pasi e reja u punësua si pastruese te Çoku.

Pak orë pas ngjarjes së rëndë ku një nënë e re ku humbi jetën në Kamëz duke u vetëflijuar, Policia e Shetit mundi të zbulojë se pas vendimit të fortë për t’i dhënë fund jetës qëndronte një krim e shantazh që lidhej me rrjetet socile.

Si ka nisur kjo histori e cila në pak ditë u kthye në tragjedi?

Emisioni "FactCheck" zbardh dosjen hetimore se si Altin Çoku joshi familjen fqinje fillimisht duke kërkuar që zonjat t’i pastronin atij shtëpinë pasi ai gruan dhe djalin e kishte në Itali.

Nëna e viktimës zonja D. i ka thënë se ajo s’mund të shkonte vetë, por di t’i dërgonte të bijën si pastruese.

E sapo e ndjera është paraqitur si pastruese në banesës e Çokut, ai ka krijuar një lidhje intime me të duke kryer marrëdhënie seksuale dhe foton e bërë ja ka publikuar në rrjetin social TikTok!

Ja se çfarë deklaron Altin Çoku para hetuesve: “Shtetasen S.A e kam njohur para dy javësh rastësisht nga nëna saj Daniela, pasi i kemi afër shtëpitë ku banoj edhe vet. Pasi ka ikur nusja me vajzën në Itali, i thashë Danielës për të pastruar shtëpinë. Ajo më tha se do të sjellë vajzën e saj S. Më pas në shtëpi ka ardhur S dhe ka pastruar shtëpinë time. Ajo ka ardhur disa herë për të pastruar shtëpinë dhe gjatë kësaj kohe kemi shkëmbyer numrat e telefonit. I shpreha dëshirën të lidhem me këtë shtetase, me mirëkuptimin e saj u lidhë bashkë. Para një jave kemi kryer dhe marrëdhënie intime me S. me dëshirën e saj në shtëpi, gjatë kohës që ajo kishte ardhur për të pastruar. Pasi kryem marrëdhënie, me telefonin tim kam bërë dhe një foto me S. ku ishim nga mesi e lartë të zhveshur”.

E pikërisht kjo fotot u bë shkak që nëna e re t’i jap fund jetës, ndërsa para hetuesve Altini ka mohuar të jetë ai autori duke ja fatuar publikimin një shoku të tij.

Para rreth një jave kam qenë duke pirë kafe me Andin tek lokali i shtetasit H.Kuçi në katin e dytë. Aty dyshoj se Andi ka marrë foton gjate kohës që kam lënë telefonin në tavolinë dhe kam shkuar në tualet”, tha ai.

Kjo është thjesht një Alibi nga hetimet që ka bërë policia dhe Prokuroria pasi në asnjë moment shtetasi tashmë i verifikuar Andi s’ka pasur asnjë kontakt me telefonin e Çokut që sot ndodhet në burg. /MCN

Lini një Përgjigje