Analisti Ben Andoni ka folur për kuvendit kombëtar të PD nga Lulzim Basha.
Këtë kuvend, Andoni e cilësoi si anti-Berishë.
Sipas tij Basha mund të kërkojë aleancë me pushtetin.
"Kuvendi i sotëm ishte anti-Berishë. Partia Demokratike ka pasur përplasje të brendshme. Basha ka kohë edhe 2 vjet për zgjedhjet e ardhshme.
Basha mund të kërkojë aleancë me pushtetin. Fraksioni i Bardhit nuk do të funksionojë sepse të gjithë duan të jenë të parët", tha ndër të tjera Andoni.
Pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Në këtë mbledhje u miratuan ndryshime statutore dhe Këshilli i ri Kombëtar, që forcojnë pozitat e kryetarit.
Basha në këtë Kuvend i shtoi kompetencat vetes.
Kjo sepse në nenin 48, pika 3, propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë. Pra Basha, “i ka bërë dalje” Gazment Bardhit, i cili i ka dalë kundër, dhe kompetencat ia ka kaluar vetes.
“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në statut.
Ndërkohë, ka propozuar edhe përjashtimin nga anëtarësia të të gjithë atyre që kanë kandiduar me subjekte të tjera, më konkretisht me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës.
Lini një Përgjigje