TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2023, 10:02

Viti i ri shkollor, shtyhet afati i regjistrimit të nxënësve të klasave të 10-ta

Shkruar nga Pamfleti

Viti i ri shkollor, shtyhet afati i regjistrimit të nxënësve

Ministria e Arsimit ka njoftuar shtyrjen e afatit të regjistrimit të nxënësve të klasës së parë dhe gjimnazit.

Sipas MAS, procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.

Ndërsa regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

ministria e arsimit regjistrim

Lini një Përgjigje