
Gazetari Klodian Tomori ka ironizuar ministrat. Sipas tij, kanë mbetur nëpër media duke promovuar punën sepse kanë frikë nga shkarkimi nesër në Asamblenë e PS. Sipas tij, disa kanë filluar të ruajnë gjëra që dinë për çdo rast të vështirë.
“Janë hapur ministrat duke dalë nga 4 herë në dite në televizor sikur po u këputet kërbishtja në punë se kane hallin e datës 4, kur do bëjë ato ndryshimet në qeveri ky.
Nikua p.sh vajti shpiku dhe një cunami që do përmbytej Shqipëria sa për të kapur naj kronikë 1 minuteshë. Kjo e shëndetësisë përuron çdo ditë nga një pavion spitali. Frida nëpër stane e kështu me radhë.
Ore ju mundoheni kot. Ai e ka ndare mendjen kë do palosë nesër. Por juve qe do ju kape lapsi, hajde filloni tek Oligarkia.al , shkruani me pseudonim se dini gjëra plot.
Leke s’kemi ne, por për ju nuk është problem kjo punë se do keni ruajtur naj gjë për ditë të keqe”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje