TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 11:33

Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, dy vëllezër plagosin me thikë një 33-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, dy vëllezër plagosin

Një sherr mes shqiptarësh ka ndodhur në Itali ndërsa dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Bëhet me dije se policia arrestoi me urdhër të Prokurorisë dy shqiptarët të moshës 40 dhe 32 vjeç, të akuzuar për bashkëpunim në vrasje në tentativë dhe u dërguan në paraburgim në Parma.

Si pasojë e debatit të dhunshëm që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes që ka lindur për arsye të parëndësishme mes të njohurve të kombësisë shqiptare ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.

Mësohet se 33-vjeçari është shtruar në në gjendje të rëndë në spitalin Maggiore në Parma pasi u godit me thikë në një apartament në Sorbolo Mezzani, Parma.

Gjithashtu ndërhyrja e shpejtë autoriteteve ka shmangur pasojat e mëtejshme dramatike mes dy vëllezërve dhe 33-vjeçarit.

Lini një Përgjigje