TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 07:46

Vrau bashkëshorten në gjumë, dënohet me 27 vite burg shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Vrau bashkëshorten në gjumë, dënohet me 27 vite burg
Gjykata italiane ka dënuar me 27 vite burg Selami Bodinin, i cili mbyti bashkëshorten e tij gjatë natës së 28 tetorit të vitit të kaluar, Etleva Bodini.

Sipas mediave italiane ishte kryetari i Gjykatës së Shkallës së Lartë Franco Greco, i cili dha dënimin, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

42-vjeçari shqiptar u shpall fajtor për mbytjen e gruas së tij gjatë një mosmarrëveshjeje në familje, duke e lënë të pajetë në shtrat, ndërsa fëmijët e tyre flinin në dhomën tjetër.

Përveç dënimit penal, i akuzuari është urdhëruar që të paguajë dëmshpërblim prej 770 mijë euro për palët civile të përfshira në gjykim. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat për dëmtim të rëndë dhe të vazhdueshëm.

Sulmi ndodhi pas një debati të ashpër, i nxitur nga xhelozia e bashkëshortit të saj. Pasi gruaja ishte strehuar në dhomën e gjumit për t’i shpëtuar sulmit dhe ndoshta për të kërkuar ndihmë, burri e ndoqi atë dhe kreu aktin e rëndë.

vrasja itali

Lini një Përgjigje