
Dy vrasësit me pagesë mbajnë helmeta të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë ndaj shqiptarit.
Mediat greke kanë inskenuar momentin e ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Greqi mbrëmjen e djeshme, nga dy persona të pa identifikuar që udhëtonin me motor. Vrasësit me pagesë e ekzekutuan Roan Brahimi në sy të fëmijës dhe gruas së tij.
Gjithçka ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Makina e zezë i afrohet sheshit Lazarus. 32-vjeçari është në sediljen e shoferit, gruaja e tij në vendin e pasagjerit, ndërkohë që në shesh ndodhet fëmija i tyre 7-vjeçar së bashku me gjyshen.
Sapo sheh makinën e zezë të prindërve të tij, fëmija vrapon drejt tyre. Në të njëjtën kohë, një motoçikletë i afrohet makinës së zezë.
Dy vrasësit me pagesë mbajnë helmeta të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë ndaj shqiptarit. Dy plumba i prenë fillin e jetës. 32-vjeçari bie i vdekur. Përballë fëmijës së tij që qan “Babi”, raporton media greke "Mega Tv"
Gruaja e tij fillimisht humbet ndjenjat, zbret nga sedilja e pasagjerit dhe kalon në gjendje shoku. Nga njëra mbetet 32-vjeçari i vdekur nga ana tjetër gruaja e tij e mbuluar me gjak.
“Dritarja ishte pak e hapur dhe e qëlluan nga kjo vrimë. Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë makinën që po vinte dhe e qëlluan”, tha bashkëshortja e viktimës.
Autorët mesa duket po vëzhgonin vazhdimisht viktimën e tyre dhe nuk i lanë asgjë rastësisë.Sipas informacioneve, ata lanë bosh vendin e parkingut dhe u rikthyen në vendngjarje me një motor duke zbritur dhe duke i hedhur breshëri plumbash viktimës në mënyrë gjakftohtë, duke injoruar kalimtarët.
Dy personat që ndodheshin në motor arritën të arratiseshin. Ndërkohë që autoritetet greke janë vënë në kërkim të tyre.
Lini një Përgjigje