
Publikohet dëshmia e Yeva Vorona, mikeshës së dy shtetasve ukrainase, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, të cilat u gjetën të vdekura në një shtëpi me qira ditore në Tiranë.
Ajo ka treguar se të enjten në darkë të treja së bashku kanë qenë në një club nate dhe kanë qëndruar aty deri rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes.
Vorona rrëfen se shoqet e saj kanë konsumuar vetëm alkool dhe kur kanë shkuar në banesë ajo është shtrirë direkt për të fjetur, teksa shton se edhe vetë është përdoruese e një medikamenti të quajtur “Tramadol” që është për qetësim dhimbjesh.
Sipas Yevas, shoqet e saj që prej ardhjes në Tiranë kishin nisur të konsumonin sasi të lartë të këtij medikamenti. Sapo është zgjuar nga gjumi ka parë dy shoqet e saj të shtrira afër njëra-tjetrës pa shenja jete.
Shoqja e tyre thotë se Antonia vuante nga probleme me zemrën ndërsa Anastasia nga epilepsia.
“Antonia dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmjen e pimë alkoolit të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër që tretej që nuk e di çfarë ishte.
Kemi vijuar për disa orë të pimë me shumë gjumë. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia ”, thuhet në dëshminë e saj.
Ndërkohë, policia dyshon se shkaqet e vdekjes nuk kanë të bëjnë me faktor të jashtëm por ndërkohë pritet përgjigja përfundimtare e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Lini një Përgjigje