TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2024, 11:13

U kap me drogë dhe armë zjarri pa leje, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë dhe armë zjarri pa leje, arrestohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap me drogë dhe armë.

Sipas policisë, të riut iu gjetën dhe sekuestruan një dozë kokaine dhe një armë zjarri tip pistoletë.

"Posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 18-vjeçar.

Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Lini një Përgjigje